Lajme

Cameron dhe Ulutas diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë


David Cameron dhe Ozkan Ulutas

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Cameron, pas takimeve që zhvilloi me krerët e institiconeve kosovare, vizitoi të enjten edhe kampin e Forcës së NATO-s (KFOR) në Prishtinë, ku takoi komandantin turk të KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në vend.

“Gjatë takimit u shkëmbyen informacione për gjendjen aktuale të sigurisë dhe theksuan rëndësinë e vazhdimit të koordinimit për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të publikuar në platormën “X” të enjten pasdite.

Vizita e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe vjen në një kohë sfiduese për vendin. Cameron siguroi mbështetje të madhe për Kosovën, duke garantuar se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën përgjatë proceseve nëpër të cilat është duke kaluar, sikurse brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

NATO-ja ka shtuar numrin e ushtarëve në Kosovë. Rreth 1000 ushtarë në kaudër të KFOR-it kanë zbarkuar në vend, përfshirë 200 ushtarë britanikë – prezenca më e madhe e NATO-s në dhjetë vitet e fundit – kryesisht për shkak të paralajmërimeve për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe cenimit të paqes e sigurisë në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore