Sport

Caktohet gjysëmfinalja e parë e Australian Open


Po zhvillohet “Grand Slam” i parë i vitit në kontinentin Australian.

Për dallim nga vitet tjera kur zhvillohej në muajin janar, këtë vit ka filluar më vonë, për shkak të pandemisë.

Deri tani janë luajtur ndeshje shumë të bukura e të forta, por tani po vijmë drejt fundit të këtij kompeticioni.

Në mëngjesin e 16 shkurtit është caktuar gjysëmfinalja e parë, mes rusit Aslan Karetsev, numrit 114 në ATP, dhe serbit Novak Djokovic, numrit një në ATP.

Rusi ka qenë befasia e kësaj Australian Open, duke mundur një nga një kundërshtarët e tij.

Karatsev në qerekfinale u përball me bullgarin Dimitrov, duke triumfuar 3-1 me sete.

Në anën tjetër, Djokovic fitoi po ashtu 3-1 me sete, përballë Gjermanit Zvervev.

Qerekfinalet tjera zhvillohen të mërkuren e 17 shkurtit:

Rublev – Medvedev

Tsitsipas – Nadal

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore