Përballje

Brazili kualifikohet në finalen e “Copa America”


Kombëtarja e Brazilit është finalisti i parë i edicionit të 47-të, në “Copa America”, pasi mposhtën në gjysmëfinale Peru-në me rezultat minimal 1:0.

Ish-futbollisti i Milan-it, Lucas Paqueta doli të jetë njeriu kryesor i ndeshjes edhe në këtë përballje, pasi që shënoi edhe në këtë ndeshje, sikurse në çerekfinale ndaj Kilit.

Pas shumë rasteve të shpërdoruara nga brazilianët, Paqueta mori një asistim perfekt nga Neymar, i cili kaloi brazilianët në epërsi në minutën e 35-të.

Gola më nuk pati në ndeshje, pavarësisht se u zhvillua një lojë e hapur, dhe peruanët kërkonin golin e barazimit.

Në fund Brazili arriti të triumfojë, duke u kualifikuar në finalen e “Copa America” për herë të 19-të në historinë e saj.

Brazili do të kërkojë trofeun e shtatë të këtij kompeticioni, ku në finale do të pretë fituesin e ndeshjes Argjentinë – Kolumbi.

Finalja do të zhvillohet më 11 korrik.

https://www.youtube.com/watch?v=1o6QkjHiiCc&t=32s&ab_channel=SSProductions

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore