Lajme

Bolivi: Arrestohet ish-presidentja Áñez


Ish-presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Áñez, dhe disa ish-ministra të qeverisë boliviane janë arrestuar nën akuzën e organizimit të një grushti shteti ndaj presidentit Evo Morales në vitin 2019.

Prokurorët kanë ngritur argumentet mbi përpjekjet e saj dhe të ministrave të asaj kohe.

Morales-i u largua nga Bolivia pas protestave mbi akuzat e mashtrimit elektoral.

Áñez e përshkroi ngjarjen si një përpjekje nga Morales-i për të marrë hak. Partia e tij, ajo Socialiste, është rikthyer tashmë në pushtet.

Socialistët korrën një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale dhe ato të Kongresit në tetor 2020. Kjo ja shtroi rrugën ish-presidentit që të rikthehej në jetën politike boliviane.

Kolegu i tij brenda partisë, Luis Arce, është zgjedhur president pas fitores. Pavarësisht skenarëve të ndryshme, ai ka pohuar se “do të ndjekë rrugën e tij politike dhe jo atë të Morales-it”.

Për shkak se ishte senatorja më e vjetër, Áñez-i mori drejtimin e vendit sipas kushtetutës. Por pjesëtarët e partisë Mas e akuzuan atë se kishte përdorur policinë dhe figura ushtarake për të skicuar largimin e tij.

Ajo u arrestua në orët e para të mëngjesit të dielën e 13 marsit. Ngjarja ndodhi në qytetin e Trinidad-it, ku ndodhen ndërtesat qeveritare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore