Lajme

Bien çmimet e derivateve në Kosovë


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, në të cilat vërehet ulje e çmimeve.

Sipas njoftimit të ministrisë, të enjten çmimi maksimal i lejuar i gazit është, 0.76 cent, ndërsa çmimi i lejuar për naftë është 1.70 cent dy cent më lirë se në ditët paraprake, ndërkaq për benzinë është 0.76 cent.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Më 22 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar me unanimitet, udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat e tjera mbrojtëse, në Kosovë.

Udhëzimi administrativ në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, të mbrohet konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe për qëllime të tjera të interesit shtetëror, ka deklaruar ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.

Udhëzimi Administrativ u vu në funksion vetëm për një periudhë një mujore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore