Lajme

Biden lavdëron CIA-n për zbulimin e objektivave të Putin-it


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden vlerësoi përpjekjet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të ekspozuar planet e Rusisë mbi pushtimin e Ukrainës.

Biden shprehu para stafit se ata kishin “gjuajtur një vrimë gjigante” në objektivat e presidentit rus Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.

“Falë punës së pabesueshme të profesionistëve tanë të inteligjencës, ne ishim në gjendje të paralajmëronim botën se çfarë po planifikonte Vladimir Putin në Ukrainë”, deklaroi Biden gjatë vizitës së tij të parë si president në selinë e CIA-s.

Biden ka kërkuar të rivendosë lidhjet me CIA-n dhe komunitetin e inteligjencës që u dëmtuan nga Presidenca e mëparshme e Donald Trump-it.

Në mënyrë rutinore ai hodhi dyshime mbi zbulimet e agjencive dhe i akuzoi ato se ishin pjesë e një “shteti të thellë” të vendosur për ta minuar atë.

Në preludin e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Biden dhe zyrtarët e administratës publikuan punën tipike të fshehtë të CIA-s, në një përpjekje për të paralajmëruar Kiev-in dhe pjesën tjetër të botës për qëllimet e Putin-it.

Biden autorizoi deklasifikimin e informacionit në lidhje me lëvizjet e trupave ruse.

Vizita përkujtoi 75-vjetorin e CIA-s, e themeluar në vitet pas Luftës së Dytë Botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore