Kosova

Bërnabiç: S’mund të diskutojmë për propozimin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit


Ana Bërnabiç

Për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, nuk është e mundur të diskutohet plani franko-gjerman në kuadër të dialogut kur Kosova ende nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit.

Më 18 shtator Albanian Post publikoi pjesërisht dokumentin i cili përmban kornizën e re franko-gjermane, i cili më vonë u pagëzua si propozim i BE-së. Ndërsa më 12 nëntor Albanian Post publikoi dokumentin në fjalë në tërësi, ku të përfshirë ishin 9 nene.

“Ne presim që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, nuk di si ta diskutoj propozimin e ri kur Marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua ndonëse Bashkimi Evropian është garantuesi. Ne jemi gjithmonë për dialog, por pyetja ime për ShBA-të dhe BE-në është se kush do ta garantojë zbatimin e propozimit franko-gjerman. Kemi shembullin e Asociacionit, për të cilin BE-ja nuk e detyroi Kosovën ta zbatojë”, ka pohuar Bërnabiç.

Ajo më tej ka folur edhe për situatën aktuale në Veri të Kosovës dhe çështjen e largimit të barrikadave.

Bërnabiç, ka thënë se nuk i beson një skenari në të cilin Policia e Kosovës do t’i largonte barrikadat në Veri.

“Policia e Kosovës as që duhet të mendojë t’i largojë barrikadat me forcë sepse do të ishte sulm ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve”, ka shtuar ajo.

2 javë nga barrikadimi i serbëve – KFOR-i do dialog, pushtetit po i humb durimi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore