Sport

Bellingham e Wirtz në radarin e Los Blancos


Interesimi i Real Madrid-it për Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland të Borussia Dortmundit është dokumentuar mirë, por këta nuk janë lojtarët e vetëm në radarin e Los Blancos.

Emri i parë në listën e lojtarëve të kërkuar nga madrilenët është bashkëlojtari i Haaland në Dortmund, Jude Bellingham.

18-vjeçari është tashmë një lojtar kyç për klubin e tij dhe ka depërtuar në formacionin e Gareth Southgate në Angli, që do të thotë se Real Madrid është ndër shumë klube me emra të mëdhenj që e shikojnë atë.

Një tjetër talent i Bundesligës në shqyrtim është Florian Wirtz i Bayer Leverkusen, 18-vjeçari i cili tashmë ka tetë gola dhe 12 asistime në të gjitha garat.

Më pas është Ryan Gravenberch i Ajax, talenti i të cilit ka qenë prej kohësh i dukshëm për shumë njerëz, por Madridi ka pasur interesin e tyre të ngjallur nga ndikimi i tij në rritje në Eredivisie.

Në listë është edhe qendërmbrojtësi i Leicester City, Wesley Fofana, edhe pse nuk ka mundur të luajë ende këtë sezon për shkak të lëndimit.

Madrilenët duket se do kenë shumë punë në merkatos e verës, edhe nëse transferimi me Haaland dhe Mbappe dështon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore