Lajme

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga posti i deputetit, pasi u zgjodh kryetar i Mitrovicës


Bedri Hamza, i zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Jugut

Bedri Hamza, i zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Jugut në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës

“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi t’ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hamza.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Hamza ka marrë mbi 53. 69 për qind të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.

Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri ka humbur, duke marrë 34.53 për qind të votave.

I treti pati dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, i cili kishte marrë 11.78 për qind të votave.

Bahtiri humbi pas dy mandateve në krye të kësaj komune.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore