Lajme

BE i kërkon Serbisë të bashkohet në sanksione dhe të zvogëlojë varësinë nga energjia ruse


Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre.

Serbia si vend kandidat për t’u anëtarësuar në unionin evropian e ka obligim që në mënyrë progresive të bashkërendohet me politikën evropiane në sanksionet ndaj Rusisë, ka thënë shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre.

Në kohën kur lufta është në kontinentin evropian, duhet të një Evropë e fortë t’i bëjë ballë asaj ka thënë, Giofre.

“I bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tonë në botë t’i bashkohen sanksioneve, dhe sigurisht edhe Serbisë”, tha ai, transmetoi e përditshmja serbe, Danas.

Gjithashtu Giofre foli edhe për varësinë energjetike të shteteve ndaj Rusisë, për çka tha se duhet që gradualisht kjo të reduktohet.

“Ne duhet të ulim varësinë në mënyrë të moderuar. Disa shteteve u duhet kohë të zvogëluar varësinë. Shtetet Anëtare (të BE-së) dhe vendet kandidate janë ftuar për t’iu bashkuar procesit të pezullimit të importeve të energjisë ruse, përfshirë këtu edhe Serbinë”, tha shefi i delegacionit evropian në Beograd.

Emanuel Giofre tha se vërehet se edhe Serbia “po punon në diversifikim”, dhe se po punon “në ndërlidhësin e Serbisë dhe Bullgarisë që do ta ndihmojë atë diversifikim”.

“Drejtimi i BE-së është i qartë, dhe ai është zvogëlimi i varësisë”, tha mes tjerash ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore