Lajme

BE do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro


Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro.

Kështu ka bërë me dije presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Duke vepruar kështu, Bashkimi Evropian do të shpenzojë një total prej 100 milionë eurosh në ndihmë humanitare për civilët në Gaza”, ka thënë von der Leyen në një fjalim në Bruksel.

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka njoftuar se po vendoste nën shqyrtim të gjitha 691 milionë eurot e ndihmës zhvillimore për palestinezët përpara se ta kthente atë vendim për shkak të reagimit dhe kritikave të përhapura që mori vendimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore