Sport

Bayern Munich pas Romelu Lukaku-t


Romelu Lukaku ka mohuar zërat për një rikthim të mundshëm në Premier League.

Por, zëra të ndryshëm të merkatos, e kanë lidhur sulmuesin belg me një transferim të mundshëm në radhët e kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich.

Sulmuesi polak i bavarezëve, Robert Lewandowski, po konsideron një të ardhme larg Gjermanisë.

Gruaja e tij, në një intervistë të shkurt televizive, tha që ai edhe burri i saj po shqyrtojnë mundësinë për një aventurë tjetër.

Leëandoëski pëlqën Madrid-in, por një lëvizje e mundshme në Premier League do të ishte e mirëpritur po ashtu.

Bayern dëshiron ta mbajë ende në skuadër polakun, por për çdo eventualitet, ata po shikojnë për mundësi në merkato.

Një ndër mundësitë, është sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku.

Lukaku ishte lidhur me një rikthim në Premier League, por ai dhe agjenti i tij i kanë mohuar këto zëra.

Lukaku shprehi besnikërinë e tij për Inter-in, por duke parë situatën financiare të zikaltërve, ata po kërkojnë që të shesin disa nga lojtarët më të mirë.

Achraf Hakimi do të largohet në drejtim të PSG-së.

Një aventurë në Bundesliga do të ishte e mirë edhe për Lukaku-n, që do të takohej me Nagelsmann si trajnerin e tij.

Se ku do të vazhdojnë te ardhmet e Lukaku-t dhe Lewandoëwski-it, mbetet për t’u parë pas EURO 2020…

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore