Sport

Bayern dhe Dortmund të interesuar për Werner


Gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po monitorojnë situatën e Timo Werner në Chelsea, pasi kërkojnë transferimin e gjermanit.

Werner ishte golashënuesi më i mirë i Chelseat në të gjitha garat sezonin e kaluar, por në këtë sezon, ai ka startuar vetëm në dy ndeshje të Premier League pas nënshkrimit të Romelu Lukaku-t.

Reprezentuesi gjerman ishte një zëvendësues i papërdorur gjatë humbjes 1-0 të së mërkurës ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke nxitur spekulime të mëtejshme për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

25 vjeçari, Werner thuhet se po shikohet nga dy klubet më të mëdhenj në vendlindjen e tij, ku ai luajti për Stuttgart dhe RB Leipzig para se të transferohej në Chelsea në vitin 2020.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore