Përballje

Baketboll: Kosova humb ndaj Sllovakisë


Kosova ka pësuar humbje nga Sllovakia 73:77, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Basketbollistët e Kosovës qysh në fillim ishin të motivuar për fitore, ku çerekun e parë e fituan me rezultat 23:15.

Për dallim nga ndeshja me Luksemburgun, “Dardanët” ishin më të mirë në mbrojtje dhe me një lojë ekipore, e mbyllën çerkeun e parë me tetë pikë epërsi, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 12 pikë.

Por, më pas sllovakët u treguan më të mirë, duke ngushtuar shirat në 37:35, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte shumë interesante dhe e luftuar nga dy skuadrat. Epërsia më e lartë e vendasve ishte pesë pikë, kurse sllovakët arritën që të kalojnë në epërsi në një pikë dy herë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:55.

10 minutat e fundit të lojës, ishin mjaftë të luftuar, dhe përkundër përpjekjeve maksimale të Dardanëve, mysafirët fituan 73:77.

Kosova e përfundoi grupin me dy fitore dhe katër humbje, kurse sllovakët me tri fitore dhe tri humbje, u kualifikuan tutje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore