Sport

Australian Open raundi 3


Rafael Nadal fluturon në çerekfinale të Australian Open. Majorkani kaloi anglezin Cameron Norrie (69 ATP) duke e mundur në tre sete:7-5, 6-2, 7-5. Pas kësaj Spanjolli do të ndeshet me Fabio Fognini, n.17 në renditje, i cili lehtësisht mundi Alex De Minaur me 6-4, 6-3, 6-4. Spanjolli dhe Liguriani janë përballur me njëri-tjetrin 16 herë në karrierën e tyre: 12 fitore për Nadal dhe 4 për italianin. Takimi i fundit mes tyre ka qenë në Masters 1000 në Monte Carlo, kur ai fitoi turneun.

Rezultatet kryesore të raundit të 3-të:

[4] D. Medvedev kundër F. Krajinovic 6-3, 6-3, 4-6, 4-6, 6-0

[2] R. Nadal kundër C. Norrie 7-5, 6-2, 7-5

[7] A. Rublev kundër F. Lopez 7-5, 6-2, 6-3

[5] S. Tsitsipas kundër M. Ymer 6-4, 6-1, 6-1

[24] C. Ruud kundër R. Albot  6-1, 5-7, 6-4, 6-4

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore