Sport

Atletico Madrid-i nuk di të ndalet


Atletico Madrid-i i Diego Simeone-s këtë sezon po ecën me ritëm kampioni, duke mos ditur të ndalet. Fitorja e radhës erdhi kundër Eibar-it, në fushën e këtyre të fundit, me shifrat 1-2. Luis Suarez-i ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar për Los Colchoneros.

Ndeshja u luajt për llogari të javës së 19 në La Liga. Ndonëse Atletico ka dy ndeshje më pak.

Fillimisht ishin vendasit që shënuan në të 12’ me anë të portierit, Marko Dmitroviç-it, nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të 40’ të pjesës së parë, Suarez-i shëndroi në gol, një top të dhënë nga shoku i skuadrës, Marcos Llorente. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-1.

Goli i fitores për ekipin e Simeone-s do të vinte një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit. El Pistolero shënoi golin e dytë personal dhe për ekipin, me anë të një penalltie kësaj here.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë rresht në La Liga, që Atletico e fiton, që pas humbjes 2-0 kundër Real Madrid-it.

Për Suarez-in janë 11 gola në 14 prezenca në La Liga, me fanellën e Atletico-s. Uruguajani në statistika, shënon një gol për çdo 92 minuta.

Pas 19 javësh, Atletico Madrid-i renditet në vendin e parë me 44 pikë dhe ndiqet nga Real Madrid-i dhe Barcelona (të dy ekipet nuk e kanë luajtur ndeshjen e javës së 19). Përkatësisht 37 pikë për madrilenët dhe 34 pikë për katalanasit.

Real-i ka përballë Alaves-in, në 23 janar, në fushën e këtyre të fundit. Ndërsa, në 24 janar, Barcelona ka përballë Elche-n, po në fushën e këtyre të fundit./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore