Përballje

Astrit Selmani shënon gol kundër ekipit serb


Futbollisti kosovar, Astrit Selmani, i cili luan për ekipin suedez Hammarby, ka shënuar gol në ndeshjen e kthimit që është duke u zhvilluar mes ekipit të tij dhe skuadrës serbe Cukaricki, në kuadër të Europa Conference Leauge.

Hammarby është duke udhëhequr me rezultat 3:0 në pjesën e parë, derisa në ndeshjen e parë, ekipi suedez ka humbur përball serbëve me rezultat 4:2.

Pra, në rast të mbajtjes së kësaj epërsie prej tre golave, atëherë Hammarby do të kualifikohet tutje në xhiron e fundit të kualifikimeve në Europa Conference Leauge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore