Stil

As te “Gabi” më, pandemia i “zhvesh” edhe më shumë shqiptarët


Shqiptarët s’kanë lekë për të blerë veshje të reja. Mbi 60% e tyre blejnë rroba të vjetra. Ky ishte përfundimi i një ankete të Komisionit Evropian, para dy vitesh.

Por, situata nuk duket shumë ndryshe edhe sot. Shqiptarët vazhdojnë të blejnë në tregje, thonë shitësit për Albanian Post.

Sipas tyre, arsyet pse shqiptarët blejnë në tregje rroba të përdorura lidhen me situatën financiare.

“Janë shumë fukarenj. Populli është shumë fukara. S’kanë lekë dhe vijnë këtu blejnë lirë, me thënë të drejtën. Me 200 lekë, me 500 lekë. Më tepër se 2000 lekë nuk kanë në xhep shqiptarët”, shprehet njëri prej tyre.

Megjithëse pajtohen për arsyet, shitësit e tregut nuk janë në një zë për mallin që shesin. Njëra prej tyre tregon që e marrin në tregun e madh, e dikush tjetër pohon se vjen nga Italia.

Ata, çmimet i shohin si të përshtatshme. Madje, e vlerësojnë cilësinë e mallit që shesin.

“Janë më lirë këtu. Janë edhe marka”, shton njëra prej tyre.

Por, megjithatë, sipas shitësve, pandemia i ka prekur edhe këto tregje.

“Duke ardhë, duke rënë. S’kanë punë njerëzit. Shumë fukarallëk. Fukarallëk i paparë”, tregon shitësi për AP-në.

Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për pamundësinë e blerjes së rrobave të reja.

Por, pandemia e ka vështirësuar edhe më tej blerjen e rrobave të përdorura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore