Përballje

Arrihet marrëveshja për ndeshjen mes Mayweather dhe Paul


Ndeshja e shumëpritur mes legjendës së boksit Floyd Mayweather dhe “youtuberit”, Logan Paul do të zhvillohet me 6 qershor 2021.

Lufta mes këtyre dyve ishte planifikuar fillimisht për 20 shkurt, por u vendos që të shtyhet deri në qershor të këtij viti.

Mayweather nuk ka pasur ndeshje profesionale që nga viti 2017, kur ai mposhti Conor McGregor për ta marrë fitoren e tij të 50-të në karrierë.

Ai luftoi kik-boksierin japonez Tenshin Nasukawa në vitin 2018, por ajo nuk ishte ndeshje profesionale.

Kthimi i Mayweather në ring ështe i befasishëm por drejtori i “Mayweather Promotions” Leonard Ellerbe tha se ai e shikon këtë ndeshje si një mundësi për të rritur sportin e boksit.

Një nga boksierët më të mirë në histori, Floyd Mayëeather, ka një rekord të pa prekshëm me asnjë humbje dhe në duelin me Paul ai synon fitoren e tij të 51-të në karrierë.

Paul ka pasur një ndeshje profesionale me “youtuberin” KSI në nëntor të vitit 2019, të cilën e humbi me vendim të jurisë.

Logan Paul synon të pamundurën ku dëshiron fitoren e tij të parë profesionale kundër një nga boksierët më të mirë ndonjëherë.

Në të kundërtën, vëllai i tij i vogël, Jake Paul, ka arritur tre fitore në ring nga po aq ndeshje dhe i ka synimet e tij për të luftuar një luftëtar tjetër të MMA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore