Shqipëria

Arrestimet për inceneratorët/ Basha: Rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të PD-së


“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar”.

Kjo do të ishte deklarata e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, fill pas arrestimeve me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të personave të përfshirë “në aferën korruptive të Inceneratorëve”, mes të cilëve ishin dhe zyrtarë të shtetit.

Sipas Bashës, pavarësisht kësaj, “kjo nuk mjafton”.

“Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri”, vijon ai në median sociale Twitter.

Ndër të tjera, ish-kreu i bluve thekson se, “asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës”.

Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”, përmbyllet postimi i Bashës.

Çfarë ndodhi? 

Më herët, SPAK lëshoi nëntë urdhër-arreste lidhur me hetimet e inceneratorëve.

Mes personave të arrestuar janë Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj dhe Erjon Murataj.

Ndaj këtyre të fundit dyshohet kryerja e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Ndërkaq, ndaj Sabina Cenamerit dhe Etleva Kondit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ato dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Sakaq, i pari i arrestuar për inceneratorë ka qenë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore