Lajme

Anulimi i vizitës së Rashiç-it në Bruksel, Butikofer: BE-ja ka humbur dinjitetin  


Reinhard Butikofer

Eurodeputeti gjerman nga Partia e Gjelbër, Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian gjegjësisht të Komisionit Evropian, pas anulimit të vizitës së ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç në Bruksel si pasojë e masave ndëshkuese të vendosura Kosovës nga ana e Unionit.

Butikofer përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka kërkuar sqarim nga presidentja e Komisionit Evropian dhe nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Jose Borrell dhe , pas anulimit të vizitës së Rashiç në Bruksel, i cili ndër të tjera pritej të diskutonte për mbështetje ndaj pakicës serbe në Kosovës, duke kërkuar llogari nga zyrtar evropian.

“Kjo është me të vërtetë një përzierje kaq absurde e miopisë, humbjes së dinjitetit dhe hakmarrjes së Komisionit të BE-së dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. është e vështirë të besohet. Von der Leyen Josep Borrel, çfarë po bëjnë shërbimet tuaja? A mundeni, ju lutem, të përmbushni detyrat tuaja?!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.

Ndryshe Rashiç në një video të publikuar në Twitter nga Gerald Knaus, bashkëthemelues i think-tankut European Stability Initiative (ESI) ka thënë se ai ishte viktima e parë e masave që BE-ja mori ndaj Kosovës.

“Jam Nenad Rashiç. Unë isha viktima e parë e masave që u morën nga BE-ja. Më duhet të them, ne ishim paraparë të niseshim në Bruksel të dielën, ishte qershor. Kishim plan të takoheshim të hënën, dhe duhej të niseshim të dielën. Gjitha takimet u anuluan të premten pasdite. Zhgënjimi im ishte i madh, u desh të mbulonim të gjitha kostot si të biletave, hotelit në Bruksel e nuk shkuam fare atje”, ka thënë Rashiç ndër të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore