Sport

Anglia pa pesë yje në përballjen me Shqipërinë


Kombëtarja e Anglisë do të jetë pa pesë lojtarë të rëndësishëm për formacionit e Gareth Southgate në përballjen me Shqipërinë. Skuadrat do të ndeshen të premten në “Wembley” për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Pas mungesave të Luke Show, Mason Mount, Marcus Rashford dhe James Ward-Prowse, një tjetër mungesë me peshë do të ketë për teknikun Southgate.

Lojtari i West Ham, Declan Rice, nuk ia ka dal të jetë i gatshëm për dy sfidat kualifikuese përballë Shqipërisë dhe San Marinos. Ai është rikthyer përsëri te skuadra e tij.

Ndërkohë, Anglia nuk ka parashikuar lojtarë të rinj në listë edhe pas këtyre mungesave.

Lista e plotë e Anglisë:

Portierë

Jordan Pickford, Sam Johnstone, Aaron Ramsdale

Mbrojtës

Kyle Walker, John Stones, Harry Maguire, Ben Chilwell, Tyrone Mings, Trent Alexander-Arnold, Reece James dhe Conor Coady.

Mesfushorë

Jordan Henderson, Kalvin Phillips, Jude Bellingham dhe Emile Smith Rowe.

Sulmues

Raheem Sterling, Harry Kane, Jack Grealish, Bukayo Saka, Phil Foden dhe Tammy Abraham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore