Sport

Andrey Esipenko thur një “andante” për Magnus Carlsen


Në turneun e përvitshëm të shahut në Wijk aan Zee të Hollandës, i quajtur “Tata Steel”, loja e parë e Mjeshtërmadhit (Grandmaster/GM; tituli më i lartë në shah) nga Rusia Andrey Esipenko, shënoi një fitore të papritur kundër kampionit boteror nga Belgjika, Magnus Carlsen.

Që prej hapjes e deri në fund të lojës, 18 vjeçari e kontrolloi ritmin e lojës dhe fitoi bindshëm.

Dëshpërimi i Carlsen-t në lojën kundër Esipenko-s

Shahistët, ashtu dhe ata që janë ndjekës të rregullt të kompeticioneve ndërkombëtare, e dinë fare mirë se sa gjë e rrallë është të shohësh GM Magnus Carlsen të humbasë. Carlsen qëndronte i pamposhtur për 125 lojëra rresht – nga korriku i 2018-ës deri më tetor 2020.

Një përmbysje e tillë nuk ishte parë që prej 2011, kur GM Anish Giri, në atë kohë 16 vjeç, e mundi atë por, kjo ndodhi tre vjet përpara se Carlsen të bëhej kampion i botës.

Të mundësh “Mozartin” (nofka ose emri me të cilin karakterizohet Magnus Carlsen) e shahut është një gjë, por të mbizotërosh lojën krye e fund, është dicka e një tjetër lloji.

Në fillim të lojës, gjatë hapjes Siciliane të Scheveningen-it, Esipenjo sakrifikoi një ushtar – levizje që konsiderohet tepër agresive nga një pikëpamje profesionale.

“Përpara se të nistë loja, vendosa të luaj në mënyrë të qëndrueshme” – tha Esipenko për chess.com dhe vazhdoi me – “Mendoj se ishte zgjedhja e tij të më mundte me këtë hapje, ndërkohë që une vendosa të luaj në mënyrë logjike. Pas hapjes, vura re se kisha mundësi për të marrë avantazh. Pasi sakrifikova një ushtar, ndjeva se mund të realizoja dicka më tepër në këtë lojë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore