Stil

Alex Rodriguez me vendim të ri pas ndarjes me JLO


Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues konfirmuan ndarjen e tyre, në një deklaratë të përbashkët duke konstatuar se më mirë do të ishte të mbeten miq.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më të mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin, dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që duhet të themi është falënderimi për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”, thuhet në deklaratën e tyre.

Pas ndarjes, Alex ishte menduar t’i rregullonte raportet me Jenniferin, por këngëtarja është rikthyer sërish në krahët e të fejuarit të dikurshëm Ben Affleck.

Shpresat e Alex për rikthim me Jennifer Lopez, tashmë janë shuar të gjitha.

Basketbollisti amerikan, përmes një postimi në Instagram ka lajmëruar se do të hyjë në një fazë të re, në jetën e tij.

“Po hyj në një fillim të ri në jetën time. Çdo gjë që nuk më shërben më, do pastrohet nga jeta time. Po vjen një energji e re. Nivele të reja po hapen për mua mendërisht, fizikisht dhe spiritualisht. Po qëndroj i duruar dhe e di që kjo fazë e jetës sime po vjen”.

Çifti Rodriguez – Lopez, zyrtarizuan lidhjen e tyre në vitin 2017, u fejuan në mars të vitit 2019, ndërsa ndarjen e tyre e konfirmuan muajin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore