Sport

‘Ai është një nga më të mirët’


Mbrojtësi i Real Madrid-it, Varane, ka thënë që do ta mirëpriste një transferim të mundshëm të një tjetër francezi në Madrid.

Varane e konsideron Mbappe-n si një ndër më të mirët në botën e futbollit, dhe ai thotë që më të mirët gjithmonë duhet të luajnë në “Santiago Bernbabeu”.

Rreth spelukimeve për një transferim të mundshëm të Mbappe-s, Varane thotë që është gjë normale, sepse klubi më i madh sportiv në botë gjithmonë lidhet me sportistët më të mirë.

“Ai është i ri shumë, por ka bërë progres të jashtëzakonshëm deri më tani, më e mira rreth tij është që nuk ndalet së punuari” tha Varane për Mbappe-n.

“Ai është duke u bërë një futbollist i mirë në çdo aspekt, por përsëri shënon shumë gola”, vazhdoj Varane, “ai është një ndër më të mirët”.

“Qëllimi im është të luaj me lojtarët më të mirë në botë, dhe Kylian është një ndër ta”.

Talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe qetësia para portës është arsyeja kryesore pse Real Madrid-i kërkon Mbappe-n, sipas Varane-s.

“Mezi pres të luaj me të në ndeshjet e marsit, është kënaqësi që të ndash fushën me të”, mbylli mbrojtësi i Real Madrid-it.

Franca të mërkuren në mbrëmje përballet me Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore