Sport

Aguero: Më është ofruar numri 10, por e kam refuzuar nga respekti për Messin


Sergio Aguero tha se atij iu ofrua fanella ikonike me numrin 10 në Barcelonë, por e refuzoi atë “nga respekti” për Lionel Messin.

Aguero, i cili iu bashkua Barcelonës si agjent i lirë këtë verë pasi kontrata e tij me Manchester City kishte skaduar, zgjodhi fanellën me numrin 19, e cila po ashtu dikur ishte e Messi-t.

I pyetur për fanellën me numrin 10, Aguero tha: “Më është ofruar, por unë nuk e kam zgjedhur për respektin që kam për Messin”.

18-vjeçari Ansu Fati ka trashëguar numrin 10 te katalunasve pas largimit të Messit.

Messi, i cili iu bashkua PSG-së në një transferim falas pasi skadoi kontrata e tij, kishte veshur numrin 10 te Barcelona që nga viti 2008.

Sulmuesi argjentinas trashëgoi fanellën nga Ronaldinho, me Juan Roman Riquelme dhe Rivaldo në mesin e atyre që e kanë veshur numrin 10 para tij në Camp Nou.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore