Lajme

Agjencia hungareze do të udhëheq projekt për trajtimin e dhunës ndaj grave në Kosovë


Foto nga mediumi Hungary Today.

Hungaria Helps Agency – është një agjenci e pavarur qeveritare që punon si një organizatë bamirëse përmes një konferencë për media HHA së bashku me ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë kërkuar që të ndalohet dhuna ndaj grave në Kosovë.

Kjo agjenci ka konsideruar se protestat për të drejtat e grave viteve të fundit kanë qenë të shumta në Kosovë, prandaj edhe ka bërë të ditur se do të udhëheq një projekt për trajtimin e dhunës.

“Qëllimi kryesor i projektit 22-mujor është krijimi i një programi ku kreativiteti promovon elasticitetin e komuniteteve dhe ndërgjegjësimin social. Duke përdorur mjetet e dizajnit social, kryesisht mbështet gratë që jetojnë në Kosovë të cilat janë të ekspozuara ndaj dhunës me bazë gjinore”.

“Këto gra të margjinalizuara nuk kanë një rrjet social të fortë dhe as nuk janë në gjendje të rindërtojnë jetën e tyre, pasi u duhet të përballen me trauma të pazgjidhura dhe mungesë të mundësive për jetesë”, thuhet në mediumin hungarez Hungary Today.

Tutje është thënë se gratë pjesëmarrëse në këtë projekt do të kenë mundësi të fitojnë të ardhura dhe të kenë mundësinë të shkëputen nga marrëdhëniet abuzive.

“Nëpërmjet krijimit dhe prezantimit të këtyre produkteve, ata mund të tregojnë dhe përpunojnë historitë e tyre personale, si dhe t’i japin shikueshmëri problemit të dhunës ndaj grave në publikun ndërkombëtar”.

Foto nga mediumi Hungary Today.

Sipas kësaj agjencie në kuptim më të gjerë gjeografik, projekti mund të ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në fuqizimin e grave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë përballen me pengesa në të gjitha drejtimet kur përpiqen të largohen nga një situatë abuzive. Përgjigja e autoriteteve është shumë e përqendruar te ndjekja penale”.

“Në fakt, pothuajse të gjithë të mbijetuarit duhet të raportojnë dhunën në polici për të hyrë në strehimore. Megjithatë, nuk është bërë mjaftueshëm për të mbështetur të mbijetuarit për të jetuar jetë të pavarur larg abuzimit. Të mbijetuarit nga grupet e margjinalizuara gjithashtu harrohen”.

Nga kjo organizatë, po ashtu konsiderojnë se gratë e Kosovës, përballen me barriera të rëndësishme socio-ekonomike që i pengojnë ato të largohen nga situatat abuzive.

“Në vitin 2017, vetëm 17% e grave në Kosovë ishin të punësuara formalisht krahasuar me 50% të meshkujve, dhe në vitin 2021, vetëm 18% e aseteve ishin në pronësi të femrave në krahasim me 79% të meshkujve”.

“Përveç kësaj, gratë shpesh përjashtohen nga trashëgimia familjare dhe ndarja e pasurisë ndërmjet bashkëshortëve në procedurat e divorcit ka tendencë t’i dëmtojë gratë”.

Rasti i fundit në Kosovë ishte vrasja e Liridona Ademajt – vrasjen e të cilës dyshohet se e porositi bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor, Prokuroria Themelore, ka dhënë detaje të veprimeve që pretendohet se i kanë kryer Nam Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor në Prishtinë, rasti ky i cili fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasojë vdekjen”.

Ndryshe, në dosjen e prokurorisë theksohet se ka pasur një “marrëveshje për një aksident të inskenuar”, ku i pandehuri, në këtë rast Naim Murseli, me dashje ka dashur të privojë nga jeta bashkëshorten e tij, duke bërë një marrëveshje paraprake me dorasin Granit Plavën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore