Sport

Abuzimet racore ndaj anglezëve nuk ndalen as në Budapest


Lojtarët e Anglisë u vunë në shënjestër të abuzimit racor nga disa përkrahës të Hungarisë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Budapest.

ITV dhe Sky Sports thanë se reporterët e tyre të fushës dëgjuan “brohoritma majmunësh” që shënjestronin sulmuesin e Anglisë, Raheem Sterling dhe 18-vjeçarin  Jude Bellingham.

Lojtarët e Anglisë u ulën në një gju, për të u shprehur kundër racizmit, por ata u ofenduan nga tifozët hungarez në Puskas Arena.

Sterling më pas u godit me gota plastike nga tifozët pasi shënoi golin e hapjes në pjesën e dytë dhe festoi golin e tij pranë tifozëve dhe flamurit hungarez.

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate tha se nuk ishte në dijeni të incidenteve raciste gjatë lojës, por përsëriti qëndrimin e ekipit ndaj racizmit dhe tha se ishte e papranueshme .

“Lojtarët e dinë se çfarë përfaqësojmë si ekip dhe ne duhet të shpresojmë se mund të vazhdojmë të çrrënjosim racizmin jo vetëm nga futbolli, por edhe nga jeta në përgjithësi”, tha Southgate.

Mbrojtësi i Anglisë, John Stones ishte po ashtu një nga lojtarët e Anglisë që thanë se nuk kishin dëgjuar brohorimat raciste.

“Personalisht nuk i kam dëgjuar, por më është thënë më vonë. Është e trishtueshme të mendosh që kjo ndodh në lojërat tona”, tha ai.

Hungaria u ndëshkua nga organi drejtues evropian i futbollit UEFA pas incidenteve që përfshinin homofobinë dhe racizmin në “Euro 2020”.

Ata duhet të luajnë dy ndeshjet e ardhshme të UEFA -s me dyer të mbyllura dhe pa tifozë.

“Është jashtëzakonisht zhgënjyese të dëgjosh raporte për veprime diskriminuese ndaj disa prej lojtarëve tanë të Anglisë”, tha një zëdhënës i FA në Twitter.

“Ne do t’i kërkojmë FIFA -s të hetojë çështjen. Ne vazhdojmë të mbështesim lojtarët dhe stafin në vendosmërinë tonë kolektive për të nxjerrë në pah trajtimin diskriminor në të gjitha format”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore