Boterori 2022

Abraham: Messi është GOAT


Futbollisti i Romës, Tammy Abraham, ishte ndër ata që reaguan ndaj finales dramatike të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Në një postim në faqen e tij në Twitter, Abraham tha se shtatë herë fituesi i Topit të Artë është “më i madhi i të gjitha kohërave”.

Vlen të theksohet se ky ishte postimi i radhës që kur për herë të fundit e kishte postuar një foto kur Roma e fitoi Ligën e Konferencës më 26 maj.

Reprezentuesi anglez aktualisht është duke u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit me Romën, pasi ai nuk mori pjesë në Katar, për shkak që nuk u ftua nga trajneri i Anglisë, Gerath Southgate.

Sa i përket Messi-it, ai shënoi dy gola në finale ndaj Francës, derisa pas turneut e fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë në Katar.

Pasi ka arritur të njëjtin rezultat si Diego Armando Maradona në vitin 1986, debati se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është ndezur në rrjetet sociale dhe ylli i Romës tha fjalën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore