Lajme

Abbas: Palestinezët kanë të drejtë të mbrohen kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese”


Presidenti i Autoritetit Palestinez në Ramallah, Bregu Perëndimor i pushtuar, Mahmoud Abbas ka dalë me deklaratën e parë publike prej fillimit të operacionit të Hamas-it në rajonet jugore të Izrael-it.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

Abbas theksoi se populli palestinez ka të drejtën e tij për të mbrojtur veten kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese”, e citoi atë të thoshte agjencia e lajmeve WAFA.

Udhëheqësi i Fatah-ut kryesoi një takim urgjent udhëheqës që përfshinte zyrtarë civilë dhe të sigurisë.

Sipas Al Jazeera-s, gjatë takimit Abbas dha udhëzime për të siguruar mbrojtje për palestinezët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore