Kosovë: Të premten zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-off”-it në basketboll
Këtë të premte do të zhvillohen edhe ndeshjet e treta në gjysmëfinalet e “Play-off”-it në Fitve Star Superligën e Kosovës në basketboll.
Tashmë kur dy gjysmëfinalet kanë arritur serinë e ndeshjeve në 1:1, vëmendja do të jetë në Pejë dhe Therandë për t’u zhvilluar ndeshjet e treta gjysmëfinale.
Gjithashtu do të ketë edhe ndeshjet e katërta, dhe ndoshta edhe të pestat, derisa skuadra që shënon tre fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.
Ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në qytetin e Pejës, aty ku pejanët do të përballen me Ponte Prizrenin.
Ndeshja do të fillojë në ora 17:00 dhe pritet të jetë mjaftë interesante, ashtu siç ishin edhe dy takimet e para.
Ndeshjen e parë e fitoi Peja në udhëtim, me shifrat 92:100, ndërsa takimin e fundit e fituan prizrenasit pas një ndeshje dramatike, me rezultat 112:111, ku u nevojitën vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.
Takimet mes tyre ishin shumë interesante, duke dhuruar lojë të bukur dhe atraktive, e kështu pritet të premten mbrëma.
Serie e barabartë në këto gjysmëfinale, është edhe çifti mes Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci, e cila është shumë e paqartë se kush do të kualifikohet në finale.
Në dy sfidat e para të zhvilluara në Rahovec, të parën e fituan vreshtarët me rezultat 69:66, kurse në të dytën triumfuan therandasit me rezultatin 62:70.
Ndërsa dy ndeshjet e radhës, do të zhvillohen në Therandë.
Ndeshja do të fillojë nga ora 20:15 dhe o të pritet përballje mjaftë interesante, ashtu siç kanë qenë gjithmonë në këto vitet e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin