Nëse nuk i keni lyer flokët më parë, marrja e ngjyrës mund të tingëllojë e tmerrshme. Është e vështirë të marrësh hijen e saktë që dëshironi dhe po ashtu mund të kërkojë shumë mirëmbajtje.
Por një punë e mirë në lyerje mund të transformojë plotësisht flokët tuaj dhe t’ju bëjë të dukeni shumë bukur.
Që të arrini këtë, ka disa këshilla ku duhet të bazoheni.
Konsultohuni me stilistin tuaj
Lyerja e flokëve mund të jetë një vendim kryesor, prandaj është gjithmonë më mirë të konsultoheni me stilistin. Jini të hapur në lidhje me pyetjet dhe konfuzionet tuaja. Kjo do t’ju bëjë më të qartë në atë që dëshironi të bëni.
Dini saktësisht se çfarë dëshironi
Është e rëndësishme të dini se për çfarë saktësisht po shkoni. Kjo përfshin çfarë lloj ngjyre flokësh dëshironi
Bëni një maskë flokësh hidratuese
Është e nevojshme që flokë të hidratohen siç duhet. Para se t’i lyeni, zgjidhni një maskë për hidratim.
Jini të përgatitur për ngjyrën e flokëve
Është e rëndësishme të kujdeseni siç duhet për ngjyrën e flokëve tuaj më pas. Kjo përfshin ndryshimin e shampos dhe zbutësit, mbrojtjen e flokëve nga dielli etj. Prandaj, sigurohuni që të jeni gati edhe për këtë.
Zgjidhni një ngjyrë që ju përshtatet
Mos përdorni një ngjyrë flokësh vetëm sepse keni parë që duket bukur tek flokët e një shoqes tuaj. Sigurohuni që të zgjidhni diçka që ju përshtatet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar