Meta sulmon sërish kreun e SPAK: Karafili – kushëriri i Nuredin Dumanit – vrasës i pluralizmit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi sërish me akuza kundër kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani.
Këtë herë duke e cilësuar si “kushëririn e Nuredin Dumanit”, vrasësit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.
“Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë, por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit”.
Meta tha se këto fjalë nuk janë kërcënim, por mbrojtje.
“Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë ik se i ke punët keq”.
Ndërkaq vetëm disa çaste më parë Dumani, në një reagim për mediat ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga ish-presidenti, Ilir Meta.
Ky i fundit u shpreh se sipas të dhënave të tij SPAK ka nisur hetimin për çështjen e CEZ-it pasi Dumani është takuar me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, tashmë të dënuar në SHBA për lidhje me Rusinë, fshehje pasurie dhe dokumentesh.
Dumani thekson se, nuk e ka takuar kurrë Charles McGonigal dhe se gjithçka që thuhet në media është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme e të pabaza që bëhen për institucionin që ai drejton.
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme e të pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, tha kreu i SPAK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Brenda vitit kantieri i ndërtimit për urën mbi lumin Buna, thotë Rama
-
Balla: Na duhet një politikë e re penale, thirrje drejtësisë të hetojë me paanshmëri ngjarjen e fundit dhe të japë dënim ekzemplar
-
Rama: Vulin nuk meriton asnjë përgjigje për deklaratat antishqiptare
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin