Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit të Juridiksionit për çështjen e Partisë Demokratike.
Përmes kësaj letre, ai kërkon që të shqyrtohet kjo çështje dhe t’i kthehet legalitetin PD-së.
Ndër të tjera, ai veçon se fati i opozitës lidhet me fatin e Shqipërisë teksa shton se kjo çështje po trajtohet si “patate e nxehtë”.
“Fati i Opozitës lidhet drejtpërdrejt me fatin e Shqipërisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çështje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke denatyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend”.
E vërteta për opozitën – sipas Gjekmarkaj – është e vërtetë për Shqipërinë dhe shtetin ligjor e demokratik. “Ajo nuk mund te merret peng”.
“Prej shumë kohesh një sagë e pandershme luhet mbi fatin Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, në dyer gjykatash e cila si një ‘patate e nxehtë’ kalon sa në një nivel gjykimi në tjetër duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd”, ka shkruar ai në letër.
Gjykatat – ka vijuar ai – kanë detyrën e vështirë të japin drejtësi. “Me këtë vetëdije PD ka votuar Reformën në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re. Drejtësia nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike. Ajo duhet të jetë e baraslarguar njësoj nga të gjithë”.
Për të, mënyra se si është trajtuar çështja e vulës së PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë për një kohe të gjatë në aleate të pushtetit të Edi Ramës.
“Anarkia legale për fatin e opozitës e kompromenton rënde çdo gjykatës që është marrë me këtë çështje duke mos e zgjidhur atë në mënyrë të qartë e përfundimtare, duke bashkuar aktin juridik me vullnetin e anëtarësisë”, ka dalluar deputeti demokrat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Brenda vitit kantieri i ndërtimit për urën mbi lumin Buna, thotë Rama
-
Balla: Na duhet një politikë e re penale, thirrje drejtësisë të hetojë me paanshmëri ngjarjen e fundit dhe të japë dënim ekzemplar
-
Rama: Vulin nuk meriton asnjë përgjigje për deklaratat antishqiptare
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin