Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën, ftoi studentët dhe profesorët në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të vendit, t’i bashkohen protestave të opozitës në Serbi.
Ajo konsideroi se serbët duhet të vendosin se në cilën anë do të rreshtohen: me studentët e bashkuar rreth koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës (SPN)” ose me regjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryekriminelin serb, Millan Radoiçiç, i cili pranoi përgjegjësinë për sulmin e armatosur terrorist në Banjë të Zveçanit në fund të shtatorit.
“Protestat e studenteve janë një shans për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut që më në fund të vendosin: do të vazhdojnë t’i shërbejnë Radoiçiçit dhe këtij regjimi apo do të luftojnë për kushtetutë dhe dinjitet?”, shkroi Trajkoviç.
Në Serbi shpërthyen protestat para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) në kryeqytetin serb, derisa qindra protestues tentuan të futen brenda Asamblesë Komunale të Beogradit, duke thyer xhamat e dyerve dhe dritareve në shenjë revolte për vjedhjen e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 17 dhjetor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afrika e Jugut: Gjenocidi në Gaza ka arritur një fazë të re dhe të tmerrshme
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik
-
Haziri pyet kryeministrin përse veproi “tinëz” presidentes: E keni zvarritur për tokë këtë Republikë
-
Dy sisteme Patriot do ta shpëtonin Kharkivin nga pushtimi, thotë Zelensky
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik