“Radiolidhje, thika luftarake, këllëf për revole”: Policia e Kosovës kap një valixhe me pajisje ushtarake në Merdarë
Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se në pikë-kalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdarë është ndaluar një autobus me targa të huaja, kurse në një valixhe janë hasur disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri thika luftarake, dy radiolidhje, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole dhe një imitim i predhës.
“Në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inicuar rastin “import, eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”, ndërsa pajisjet e dyshuara ushtarake janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar ndër të tjera se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Aksioni i Policisë së Kosovës ka ardhur vetëm një ditë pas alarmit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili, gjatë një konference për media të shtunën, ka thënë se organizatori i sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës, Millan Radoiçiç, aktualisht është duke planifikuar sulme të reja terroriste në Kosovë.
Prej sulmit terrorist në Banjë, para tre muajsh, edhe aktivitetet e Policisë së Kosovës janë shtuar. Policia e Kosovës javët e fundit ka ndërprerë rrjetet e kontrabandës, duke shkatërruar laboratorët e drogës dhe ndaljen e ‘minerave’ ilegale të prodhimit të kriptovalutave dhe konfiskimin e pronave nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin
-
Baerbock: Kosova i përket Këshillit tonë të Evropës, por të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e nevojshme
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin