Arrestohet edhe një person në lidhje me aksidentin me fatalitet në autostradë ku vdiqën tre të rinj
Është arrestuar edhe një person për aksidentin fatal të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbetën të vdekur tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar”, tha Kelani.
Ai ka shtuar se pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë.
Ndryshe, tre personat kanë vdekur të shtunën në Prizren dhe tre të tjerë u lënduan pasi një shofer humbi kontrollin e veturës me të cilën po bënte gara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij tre trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sulmi i Veliajt ndaj gazetarëve, Rama: Një gabim i madh
-
Stano: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova, s’është diskutuar as me Serbinë e as me BE-në
-
Sigurimet shoqërore me Italinë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen
-
Rruga e Ballkanit Perëndimor njeh rënien më të madhe të kalimeve të parregullta
Lajmet kryesore
-
Letra e Gërvallës nxit përplasje mes qeverisë dhe presidencës – Scholz, Macron dhe Meloni s’e ndërrojnë mendjen
-
Sigurimet shoqërore me Italinë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen
-
Rruga e Ballkanit Perëndimor njeh rënien më të madhe të kalimeve të parregullta
-
Stano: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova, s’është diskutuar as me Serbinë e as me BE-në