Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe njëra nga negociatorët e grupit të deputetëve me minatorët e Trepçës që kërkoi që ata ta ndalnin grevën në këmbim të realizimit të kushteve të tyre e ka pranuar për Albanian Post se është në dijeni të mos ekzekutimit të pagave ashtu siç ishin marrë vesh me grevistët.
“Ne jemi njoftuar për vonesën e ekzekutimit të pagave nga minatorët”, tha Kusari-Lila për AP, por duke premtuar se ka të bëjë me një çështje teknike më shumë.
Të paktën kështu i kanë thënë nga bordi menaxhues Kusari-Lilës.
“Trepça po ka problem me listën e pagave”, tha Kusari-Lila t’i kenë kumtuar nga bordi.
Edhe ajo është e vetëdijshme se pagat tashmë do të duheshin të ekzekutoheshin për minatorët.
“Sipas tyre, arsyeja e vonesës së pagave ka qenë gabim në llogaritje. Pagat tashmë do të duhej të ekzekutohen”.
Pas mos-zbatimit të marrëveshjes nga pushteti me minatorët e Trepçës, të cilëve akoma s’u janë dhënë pagat e plotë, kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi, në një përgjigje për Albanian Post, ka thënë se “asnjëherë nuk i përjashtojnë veprimet sindikale”.
Januzi, ka ritheksuar se marrëveshja të cilën e kishin arritur me pushtetin për plotësimin e tri kushteve të tyre që ishin pranimi i pagave me kohë, shkarkimi i kryeshefit dhe përmirësimi i kushteve, pushteti s’po u përmbahet.
“Marrëveshjes nuk po i përmbahen, pagat nuk na janë dhënë të plota. Nuk përjashtohen asnjëherë veprimet sindikale”, ka deklaruar Januzi për Albanian Post.
Greva e minatorëve
Afër 300 persona që nga 24 tetori në kombinatin metalurgjik Trepça – i cili gjendet në jug dhe në Veri të Mitrovicës, kanë qëndruar në thellësi të kësaj miniere duke kërkuar plotësimin e tri kërkesave, përmirësimin e kushteve, t’u dalin pagat me kohë si dhe të shkarkohet menaxhmenti.
Me uniformë të vjetruar, çizme të baltosura e helmetë të zymtuar minatorët punojnë tash e sa vjet në këtë minierë.
Kërkesë e tyre ka qenë vazhdimisht përmirësimi i kushteve, por që asnjëherë s’u dëgjuan nga pushteti.
Kjo ka dërguar në greva të njëpasnjëshme, por kjo e fundit rezultoi edhe me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të rreth 250 punëtorëve.
Një takim i mbajtur mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pozitë e opozitë, me sindikatën e Trepçës fillimisht nuk çoi në ndonjë rezultat që kjo grevë të ndalohet.
Grevistët më pas morën një premtim nga pushteti se kërkesat e tyre do të realizohet për këtë arsye greva e tyre u ndërpre.
Por që të njejtës marrëveshje pushteti s’po i përmbahet, marrëveshja është arritur që nga 3 nëntori.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tensionohet protesta e opozitës përpara Bashkisë – Demokstruesit kërkojnë të çajnë rrethimin, vijojnë molotovët
-
Porti Chabahar: SHBA thotë se sanksionet janë të mundshme pas marrëveshjes së portit Indi-Iran
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Aktakuzë ndaj Rakiçit për mosdeklarim të saktë të pasurisë
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike