Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, derisa ka bërë një përmbledhje të punës në sektorin e energjisë elektrike përgjatë dy vjet e gjysmë qeverisje, ka thënë se “energjia elektrike është interes kombëtar”, ndërsa “siguria energjetike është siguri kombëtare”, duke dhënë garanci se Kosova do të përmirësohet në këtë sektor.
Ai ka thënë se në të ardhmen “do të kemi më shumë prodhim, sidomos nga burime të ripërtërishme, dhe më pak shpenzim të rrymës”. Krejt kjo në saje të një “mënyre metodike” për zgjidhjen afatgjate të “brishtësisë energjetike” gjatë dimrit, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, duke garantuar siguri energjetike më të lartë dhe pavarësi më të madhe nga importi.
“Këto dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi punuar në mënyrë metodike për zgjidhjen afatgjate që meriton vendi ynë. Fillimisht ndamë 120 milionë euro për të siguruar furnizim të rregullt me rrymë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset nga rritja e çmimit të energjisë, të shkaktuar nga kriza energjetike”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ai ka shtuar se gjatë qeverisjes së tij janë vendosur “themelet për rritjen e kapaciteteve të prodhimit”, duke siguruar 700 milionë euro investime në këtë sektor, në mesin e tyre marrëveshja për bateritë me agjencinë amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC)” në vlerë prej mbi 237 milionë dollarë.
“Kurse në të njëjtën kohë, kemi nxitur uljen e konsumit të rrymës duke subvencionuar kursimin e saj, dhe rritur efiçiencës përmes masave mbështetëse për pajisje elektrike dhe të ngrohjes”, ka shkruar ndër të tjera kreu i ekzekutivit derisa ka përmenduar mbi 208 mijë familje kursimtare që kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë.
“Ndërkaq 67 ndërtesa publike janë rinovuar për efiçiencë energjetike dhe ka filluar puna në realizimin e projektin 80 milionësh për Ngrohje Qëndrore me panele solare, përmes së cilit do të ulim konsumin e rrymës për ngrohje dhe do të kujdesemi për ambient të pastër”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Maliqi: Vuçiçi e arriti synimin që Kosova të shihet si palë joserioze nga ndërkombëtarët – pa pasur nevojë të bëjë asgjë
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin