PDK: Me dekretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, Presidentja e Qeveria shkelën për herë të dytë Kushtetutën
Partia Demokratike e Kosovës e ka konsideruar si akt “të paprecedentë i mashtrimit publik dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës”, dekretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë ligj muajin e kaluar.
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, në një konferencë për media të martën ka thënë se kjo është shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, “sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë”.
“Me këtë akt, fatkeqësisht, edhe presidentja e Kosovës e cila e ka dekretuar këtë ligj, ka bërë shkelje të Kushtetutës, duke iu bashkuar kështu shkeljeve të vazhdueshme që bën Qeveria”, tha fillimisht Gruda.
“Pasi nuk kanë arritur që në rrugë normale kushtetuese të imponojnë agjendën e tyre politike në legjislacion, shumica parlamentare në bashkëpunim me presidenten, kanë vendosur që të bëjnë një akt të paprecedentë të mashtrimit publik me tekstin e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës”, shtoi.
Sipas Grudës, përmes këtij ligji, “pushteti synonte që administratën e shtetit ta vinte në shërbim të partisë”.
“Gjykata ka gjetur një varg vërejtjesh, veçanërisht ka rrëzuar atë që ishte quajtur nga Qeveria si ‘Kriteri i Përshtatshmërisë për Punësim’, duke deklaruar se ky kriter, kështu siç është, është jokushtetues dhe nuk mund të përfshihet në ligj”.
“Në aktgjykim u ngarkua Kuvendi i Kosovës dhe Presidentja e Kosovës, që ligjin ta dekretonte ligjin dhe ta botonin në gazetën zyrtare pa këtë formulim. Pra, ligji të ishte i pastruar nga kriteri i përshtatshmërisë”, pohoi.
Tutje, anëtari i PDK-së potencoi se kishin mbetur të habitur kur e kishin marrë për ta lexuar ligjin e publikuar në Gazetën Zyrtare, pasi që “pamë se ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në përvojën kushtetuese dhe parlamentare të Kosovës së pavarur”.
“Ligji ishte dekretuar pa u adresuar kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e përshtatshmërisë. Pra, përshtatshmëria ekziston edhe sot në Ligjin e Dekretuar nga Presidentja dhe është botuar në Gazetën Zyrtare, përkundër se Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar atë”, deklaroi.
Pushteti aktual, pohoi Gruda, do të mbahet mend për shkeljet sistematike që ia ka bërë Kushtetutës së Kosovës.
“Një gjë është e sigurt, se ky pushtet, përveç keqqeverisjes së skajshme, izolimit ndërkombëtar, korrupsionit, do të mbahet mend më së shumti për shkeljet sistematike që ia ka bërë aktit më të lartë juridik të shtetit tonë – Kushtetutës së vendit”, theksoi Gruda.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste edhe për efektivë të Policisë
-
Moska dhe Pekini qëndrojnë së bashku teksa konflikti shkatërron Ukrainën
-
Operacioni i SPAK, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat
-
Misteri në Algjeri: Gjendet pas 26 vitesh, mbahej i mbyllur në shtëpinë e fqinjit
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat
-
Moska dhe Pekini qëndrojnë së bashku teksa konflikti shkatërron Ukrainën
-
Krasniqi, Qeverisë: Paaftësi e plotë dhe papërgjegjësi e skajshme dështimi i anëtarësimit në KiE