Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në pesë barnatore në Prishtinë nën dyshimin për kontrabandim të barnave dhe shitje të tyre.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Dogana e Kosovës konfirmon se po zhvillohet aksion në pesë lokacione- barnatore në Prishtinë nën dyshimet për kontrabandim dhe shitje të mallrave të kontrabanduara”, tha Stavileci për AP.
Ai tutje ka thënë se pas përfundimit të hetimit, do të bëjnë të ditur më shumë rreth këtij aksioni.
Edhe më 29 gusht, Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka parandaluar një sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.
Lajmin e kishte bërë të ditur Dogana përmes një komunikate për media.
“Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Tutje nga Dogana është thënë se kanë nisur procedurat ligjore kundër personave të përfshirë.
Më 23 shkrut, përmes takimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është thënë se brenda një viti në botë vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.
Në këtë takim u theksua se edhe Kosova është njëri ndër vendet që rrezikohet nga barnat e falsifikuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri
-
Kosova pa injeksionin kryesor për trajtimin e sëmundjes “Trombocitopenia”, MSH-ja fajëson operatorët
-
Kosova jashtë agjendës së KiE-së – Tahiri kërkon dorëheqjen e Kurtit
-
Luan Baçi në SPAK, pas një kallëzimi
Lajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri