Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka parandaluar një sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.
Lajmin e ka bërë të ditur Dogana përmes një komunikate për media.
“Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Tutje nga Dogana është thënë se kanë nisur procedurat ligjore kundër personave të përfshirë.
“Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar”.
“Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”.
Më 23 shkrut, përmes takimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është thënë se brenda një viti në botë vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.
Në këtë takim u theksua se edhe Kosova është njëri ndër vendet që rrezikohet nga barnat e falsifikuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Krasniqi paralajmëron mbylljen e komunave paralele në Graçanicë e Skenderaj: S’ka vend për institucione të Serbisë
-
Bsilimi takon ambasadoren jorezidente të Kanadasë, e informon për dialogun
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Sigurim shëndetësor dhe jetësor për policët – as këtë premtim s’e mbajti Albin Kurti
-
Shefat e Mbrojtjes në iniciativën SHBA-Karta e Atlantikut me deklaratë: Qëllimi kryesor është integrimi i Evropës Juglindore në NATO
-
Ministri i Jashtëm libanez: Shpërthimet janë pararojë e një lufte më të gjerë
-
Krasniqi paralajmëron mbylljen e komunave paralele në Graçanicë e Skenderaj: S’ka vend për institucione të Serbisë