Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka takuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”.
Erdogan, sipas agjencisë turke, ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë kanë arritur pikën më të lartë në histori, duke shtuar se Turqia e sheh Serbinë si “vend kyç” për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
E presidenti serb, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ka bërë me dije se me Erdoganin ka diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon dhe për “angazhimin konstruktiv” të Turqisë në këtë drejtim.
“Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka shkruar Vuçiç.
Ky takim vjen me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban për nder të ditës së themelimit të Hungarisë. Orbani njihet si mbështetësi kryesor i Vuçiçit, posaçërisht në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.
Marrëdhëniet mes dy liderëve populistë e autoritarë – kryeministrit hungarez dhe presidentit serb – janë betonizuar në marrëdhënie të ngrohta që karakterizohen me takime të shpeshta mes tyre.
Gjithashtu, kujtojmë se Turqia ka dërguar trupa shtesë në Kosovë me kërkesë të NATO-s pas përleshjeve të dhunshme në veriun e vendit, ku protestusit serbë kanë lënë të plagosur 11 italianë dhe 19 hungarezë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Maliqi: Vuçiçi e arriti synimin që Kosova të shihet si palë joserioze nga ndërkombëtarët – pa pasur nevojë të bëjë asgjë
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin