Ndeshjen e parë për kualifikueset e Botërorit 2022, Kombëtarja Kuqezi e hapi me një fitore mjaft dominante në fushën andorrane.
Andorra la Vella, kryeqyteti i Andorra-s së bashku me ekipin kombëtar, priti ditën enjte në orën 20:45 Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen e vlefshme të kualfikimit për Botërorin që do të zhvillohet në Qatar.
Trajneri Edy Reja zgjodhi formacionin 3 – 5 – 2 dhe ndonëse në letër duket mjaft solide në mesfushë, në fakt, loja në mesfushë mungoi sa i përket aspektik sulmues të lojës.
Ata u përqëndruan më së shumti në lojën e krahëve. Në mbrojtje Kuqezinjtë ishin të mbledhur dhe stoik. Gardiani i portës dhe kapiteni i ekipit, Etrit Berisha, nuk gaboi për asnjë moment. Madje u vu re lehtësisht që kishte krijuar themel mjaft të mirë komunikimi me prapavijën: Ismailajin, Djimsitin dhe Kumbullën.
Ishte Ermir Lenjani ai që shtyu shqiponjën të fluturojë këtë mbrëmje: pikërisht disa sekonda pasi u fut minuta ’41, teksa Kuqezinjtë kishin marrë kontrollin e një kundërsulmi, Keidi Bare pason një top perfekt drejt Lenjanit, i cili arrin të shënoi golin e parë dhe të vetëm të mbrëmjes.
Kjo fitore i dhuron tre pikë të merituara dhe mjaft të vyera Kombëtares së Shqipërisë, e cila zhvendoset në vend të dytë; direkt pas Anglisë që marshon me golavarazh më të madh (5 – 0 kundër San Marino-s).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm