Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Demostat.rs ka thënë se ka përçarje në qeverinë amerikane për çështjen e Kosovës.
“Po, besoj se ka përçarje në qeverinë amerikane – dhe se ato janë shfaqur gjatë javëve të fundit. Siç u tha, shpresoj që sanksionimi i Vulin-it të jetë dëshmi se ndarjet po mbyllen – në drejtim të bërjes së përgjegjësisë nga Beogradi”, tha ai.
Ai thotë se shpreson që diskutimet dhe vendimet e fundit në Uashington t’i mbyllin “këto ndarje”, derisa ka shtuar se shpreson “që nivelet e larta në Uashington të kuptojnë se baza për bashkëpunimin serbo-amerikan është përgjegjësia – jo e kundërta”.
“Shpresoj që ambasadori Hill një diplomat me shumë përvojë, të kuptojë se përparimi i rëndësishëm në marrëdhëniet serbo-amerikane qëndron në përgjegjësi. Të lejosh Vuçiç-in dhe përfaqësuesit e tij si Vulin të jenë të papërgjegjshëm, nuk është mënyra për të avancuar në politikë në lidhje me Rusinë, Kosovën, demokracinë serbe apo çështje të tjera të rëndësishme në marrëdhëniet serbo-amerikane”, shtoi ai.
“Unë mendoj se ShBA-ja ka treguar më shumë se dëshiron marrëdhënie miqësore me Serbinë”.
Tani sipas Joseph, është koha që presidenti Vuçiç të mbajë përgjegjësi për detyrimet e qeverisë së tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina po përgatit një flotë të gjerë ushtarake për të pushtuar Tajvanin, raporton The Telegraph
-
“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE
-
Piktura e sapo vërtetuar e Caravaggio-s po shfaqet në Madrid
-
Kina nuk i harron aktivistët pro-demokracisë, edhe pse ndodhen përtej kufijve
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse