Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka denoncuar për “spiunllëk” e “tradhti” kryeministrin Albin Kurti dhe shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të pjesës së tretë të audio-incizimeve.
Në këtë audio-incizim, dëgjohet kryedeputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, duke komunikuar me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç, në lidhje me disa nga çështjet politike në Kosovë, përfshirë edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Teksa protagonistët e audio-incizimeve flasin për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, deputetja Kusari-Lila e pyet në mënyrë retorike Simiçin se “a e di bre kush është Bekim Haxhiu?”, ngase ky i fundit ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenjë të Qeverisë së Kosovës për këtë çështje.
E nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, deputeti Haxhiu i ka quajtur kryeministrin Kurti dhe deputeten Kusari-Lila “lluma” të shoqërisë kosovare, “mashtrues”, “gënjeshtarë”, “spiunë”, ndërsa ka shtuar se nuk ndihet i ofenduar nga “sharjet para armikut”.
Në audio-incizimet e publikuara nga “Nacionale” flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radojiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë.
“Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?! LVV Krejt dhe Drejt te Radojçiçi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e tij.
Haxhiu ndër të tjera ka theksuar se kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve të TRUST-it dhe Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ekzekutivi i ka diskutuar për t’i rrëzuar me bashkë me Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe. Turp ju qoftë! Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë”.
Audio-incizimet: Kusari-Lila ankohet te Simiçi për Haradinajn, Ismailin, Tahirin e Haxhiun
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri
-
Kosova pa injeksionin kryesor për të trajtuar çrregullimin e trombociteve, MSH-ja fajëson operatorët
-
Kosova jashtë agjendës së KiE-së – Tahiri kërkon dorëheqjen e Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri