Lajme

Audio-incizimet: Kusari-Lila ankohet te Simiçi për Haradinajn, Ismailin, Tahirin e Haxhiun


Mimoza Kusari-Lila

Në pjesën e tretë të audio-incizimeve të publikuara ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, duke komunikuar me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç, kryedeputetja e partisë në pushtë ankohet se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fryrë listat e vetëranëve.

“Unë kam qenë në tri parlamente… dy, në të vërtetë, dhe në një palë zgjedhje komunale, kur listat e veteranëve kanë qenë disproporcionale…E nëse buxheti që shkon për pagat, pensionet e tyre, tash, të shkonte vetëm për ata që vërtetë kanë luftuar në luftë e tash janë veteran, atëherë ata do të kishin nga 450 apo 500 në muaj”.

Ajo ka folur edhe për deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës – Uran Ismaili, Abelard Tahiri dhe Bekimi Haxhiu. Fillimisht, deputetin Ismalili e ka quajtur “idiot patetik”, kurse më pas Simiçit i tregon se deputeti Tahiri posedon “orë të 30 mijë eurove”.

Teksa protagonistët e audio-incizimeve flasin për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, deputetja Kusari-Lila e pyet në mënyrë retorike Simiçin se “a e di bre kush është Bekim Haxhiu?”, ngase ky i fundit ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenjë të Qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

Në audio-incizimet e publikuara nga “Nacionale” flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për disa nga çështjet politike në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore