Një koalicion prej 11 kombesh do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16 në gusht në Danimarkë dhe një qendër trajnimi do të ngrihet në Rumani, thanë zyrtarët të martën në margjinat e një samiti të NATO-s në Lituani.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë “Reuters” dhe “AFP”.
Anëtarët e NATO-s, Danimarka dhe Holanda kanë udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për të trajnuar pilotët, si dhe stafin mbështetës, mirëmbajtjen e avionëve dhe përfundimisht mundësojnë furnizimin e Ukrainës me F-16 në luftën e saj me Rusinë.
“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të shohim rezultate në fillim të vitit të ardhshëm”, u tha gazetarëve ministri në detyrë i mbrojtjes i Danimarkës Troels Lund Poulsen pas një ceremonie nënshkrimi.
Deri më tani, asnjë vend nuk është zotuar të dërgojë F-16 në Ukrainë, megjithëse Polonia dhe Sllovakia kanë furnizuar 27 MiG-29 për të plotësuar flotën e avionëve luftarakë të Ukrainës.
Kievi, i cili ka nisur një kundërofensivë kundër forcave ruse, ka kërkuar vazhdimisht që vendet perëndimore të furnizojnë avionë dhe të trajnojnë pilotët e tij për t’i drejtuar ato, për të kundërshtuar me sukses dominimin ajror të Moskës.
Në samitin, që do të përfundojë të mërkurën, krerët e NATO-s ranë dakord se e ardhmja e Ukrainës qëndron brenda aleancës, por nuk i dhanë Kiev-it ftesën ose kohën për pranim që vendi ka kërkuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin
-
Baerbock: Kosova i përket Këshillit tonë të Evropës, por të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e nevojshme
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin