Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas zhvillimeve në veri, ku kryetarët e Komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit u asistuan nga Policia e Kosovës për tu vendosur në zyrat e tyre.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX”, ka shkruar Varhelyi në Twitter, duke shpërndarë postimin e Sekretarit Amerkian të Shtetit, Antony Blinken.
Ndërsa, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë ashpër atë çfarë ka ndodhur këtë të premte në Veri të Kosovës, kur policia asistoi kryetarët e ri të Leposaviq-it, Zveçanit dhe Zubin Potokut të futen në zyrat e tyre.
“Ne fuqishëm e dënojmë aksionin nga Qeveria e Kosovës që po eskalon tensionet në veri dhe po rritë pasigurinë”, ka thënë Blinken.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të tërhiqet menjëherë.
“Thërrasim kryeministrin Albin Kurti që menjëherë të ndalë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkroi Blinken në Twitter.
Ndërsa edhe në komunikatën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u tha se ShBA-të “dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”.
“Veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”.
Nga DASH kanë bërë me dije se “këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thuhet në komunikatën e tyre.
Tutje, DASH i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”.
Reagon Blinken: E dënojmë fuqishëm aksionin e Qeverisë së Kosovës, Kurti të ndalet
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selimi: Qasja e Kurtit ndaj aleatëve, thjeshtë katastrofike
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Kina: Ne mbështesim konferencën e paqes me Moskën dhe Kievin
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik