Të gjithë ishin të përgatitur për ta festuar titullin kampion në Napoli, por duhet të presin të paktën edhe një javë.
Napoli nuk arriti përtej një barazimi me rezultat 1:1 ndaj Salernitana-s në shtëpi, kështu duke e shtyrë festën e titullit kampion që po e presin që plotë 33 vjet.
Ndonëse kërkuan me ngulm që ndeshjen me Salernitana-n ta luanin pas asaj mes Inter-it dhe Lazio-s, të besuarit e Spallettit nuk shfrytëzuan dot asistimin e Inter-it, pasi nuk shkuan dot përtej barazimit, duke lënë të hapur garën për titullin, ndonëse vetëm matematikisht.
Mbrojtësi Oliveira kaloi në avantazh skuadrën e Spalletti-t në minutën e 62-të, por kur të gjithë po përgatiteshin për festë, ishte Dia që shënoi golin e barazimit për Salernitana-n, duke e shtyrë atë të paktën deri në ndeshjen e radhës.
Napoli kryeson kampionatin me 79 pikë, 18 më shumë se Lazio e vendit të dytë dhe zyrtarisht ka nevojë vetëm për një pikë, që të shpallet kampione e Italisë për herë të tretë në histori, pas sezoneve 1986-1987 dhe 1989-1990.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike